Përfundon protesta para 'Trepçës', qytetarët paralajmërojnë radikalizim të masave

Ka përfunduar protesta e banorëve të Shalës së Bajgores, të cilët po protestonin para zyrave të menaxhmentit të kombinatit ‘Trepça’, për shkak të mospërfilljes së tyre në konkurset për punësime në këtë ndërmarrje.

Arsim Musa, njëri nga protestuesit deklaroi se protesta ditëve në vijim mund të jetë e dhunshme, nëse nuk ndërmirret asgjë.

“Protestat munden me vazhdu të dhunshme, përgjegjësia shkon te menaxhmenti. Protesta vazhdon, nesër masnesër deri sa të rregullohet. Nuk mundemi askujt me ia anulu të drejtën e punës, çdo njeri ka të drejtë pune, është elementare me punu. Pa marrë parasysh. Por kanë punu keq, nuk kanë punu mirë, jo korrekt dhe ne për këtë jemi ardhë”, deklaroi Musa.

Gjatë protestës, disa protestues kanë depërtuar brenda rrethojave të ndërmarrjes ndërsa aty është afruar edhe Njësia për Reagim të Shpejtë e Policisë.

Qytetarët janë larguar nga oborri i menaxhmetit ku ndodheshin.

Vetëm disa nga protestuesit u lejuan që të hyjnë brenda objektit të menaxhmentit për të folur nga afër me drejtorin.

 

VIDEO – Protestuesit hyjnë brenda rrethojave të Trepçës, takim me menaxhmentin

FOTO- Protesta për punësimet në Trepçë, bllokohet rruga