Përfundon numërimi i votave të ardhura nga Serbia

Procesi i numërimit të votave të ardhura nga Serbia ka përfunduar.

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë numëruar rreth 3.000 vota të ardhura nga Serbia.

Rezultati i këtyre votave pritet që të publikohet nesër.

Gjithashtu, nesër do të fillojë numërimi i votave me kusht në ora 16:00.

Siç raporton monitoruesi i KALLXO.com, pothuajse të gjitha votat janë për Listën Serbe.

Koalicioni Nisma-AKR-PD tërheq vëzhguesit nga QNR

Partitë politike kanë kundërshtuar numërimin e këtyre votave me arsyetimin se ato kanë ardhur përmes rrugëve joligjore.

Zyrtarët e KQZ-së këto vota i kanë numëruar me doreza në duar pas dyshimeve se këto vota janë të helmuara.

Dyshimet se votat janë të helmuara lindën në Qendrën e verifikimit të votave, kur 26 zyrtarë të KQZ-së u ankuan pasi dëgjuan një erë të rëndë që dilte nga zarfet me vota të ardhura nga Serbia.

Si rezultat, procesi ishte ndërprerë deri më sot, kur këto vota janë bartur për numërim në QNR.

Ndërsa, në shenjë proteste ndaj numërimit të këtyre votave koalicioni Nisma-AKR-PD ka tërhequr sonte vëzhguesit nga QNR.

Sipas këtij koalicioni, këto vota kanë ardhur në mënyrë ilegale në Kosovë dhe se numërimi i tyre e cenon demokracinë dhe vullnetin e qytetarëve të Kosovës.

Koalicioni Nisma-AKR-PD tërheq vëzhguesit nga QNR

www.kallxo.com