Përfundon numërimi i votave nga diaspora

Pas rreth një orë e gjysmë, ka përfunduar numërimi i 1806 pakove me fletëvotime nga diaspora.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Nga rezultatet e numërimit të votave nga jashtë Kosovës, prin Lëvizja Vetëvendosje me 1154 vota, duke lënë pas Lidhjen Demokratike të Kosovës me 395 vota dhe Partinë Demokratike të Kosovës me 276.

Numërimi i 1806 pakove me fletëvotime nga jashtë Kosovës nisi një orë më parë.

Fjala është për 2039 votat, të cilat kishin ardhur përmes postës nga jashtë Kosovës pas afatit ligjor – 5 tetorit.

KALLXO.com ka raportuar sot se Gjykata Supreme e Kosovës e ka miratuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje (VV) për numërimin e votave të diasporës të cilat kanë mbërritur me vonesë në KQZ.

Në vendimin e siguruar nga KALLXO.com, thuhet se Gjykata Supreme e ka miratuar si të bazuar ankesën e VV-së që të ndryshohet vendimi i PZAP-së, dhe të detyrohet KQZ-ja që të bëjë verifikimin dhe numërimin e 1806 pakove me fletëvotime të votuesve jashtë Kosovës.

Gjykata Supreme urdhëron numërimin e votave të diasporës

www.kallxo.com