
Përfundon në QKUK pasi u sulmua nga 3 persona, dy prej të arrestuarve të mitur
15.2.2025 - 09:21
Një person ka mbetur i lënduar në Fushë Kosovë pasi ishte sulmuar fizikisht nga 3 persona të tjerë.
Ngjarja kishte ndodhur pas një mosmarrëveshje.
Viktima në këtë rast kishte pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.
3 të dyshuar janë arrestuar nga Policia e Kosovës, 2 prej të cilëve të mitur.
“Lidhur me rastin është informuar prokurori, janë identifikuar dhe arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë dy nga ta të mitur dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dy të dyshuarit e mitur janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje” – thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.