Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti - Foto: Facebook

Përfundon intervistimi i Ali Ahmetit nga Prokuroria e Hagës

Sot janë bërë dy ditë që kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut (BDI) Ali Ahmeti është intervistuar nga gati 8 orë nga ana e Prokurorisë së Specializuar.

Ahmeti është intervistuar edhe sot në zyret e EULEX-it në Prishtinë.

Intervistimi i Aliut ka filluar që nga mëngjesi dhe i njëjti po intervistohet në cilësinë e dëshmitarit.

“Deri në përfundim të këtij procesi nuk mund të ndaj asnjë informacion sepse kështu e specifikon ligji. Në përfundim të këtij procesi të këtij epilogu atëherë ne lejohemi të flasim. Po sot ka marrë fund procesi i intervistimit tim. Ky është një proces dhe shpresoj që unë dhe jo vetëm unë por të gjithë të mos vazhdojnë të merren në intervistomë. Unë kam qenë në cilësinë e dëshmitarit”, tha Ahmeti.

Kujtojmë se kreu i BDI-së, Ali Ahmeti është një nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe ish-anëtar i Shtabit të Përgjithshëm.

Ndaj tij nuk ka pasur akuza konkrete, ndërsa më herët pati deklaruar se është i gatshëm të dëshmojë për luftën e pastër të UÇK-së