Trepça

Përfundon greva në “Trepçë”

Ka përfunduar greva e më shumë se 100 minatorëve të cilët u ngujuan në minierën e Stan Tërgut me kërkesën që tu dilnin pagat.

Ajo ka përfunduar pasi Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit njoftoi se janë ekzekutuar 1 milion euro si subvencion nga qeveria për ndërmarrjen.

Lajmin për KALLXO.com e ka bërë të ditur, Shyqeri Sadiku, anëtar i Bordit të Përkohshëm Mbikëqyrës në “Trepçë”.

“Greva ka përfunduar pagat janë ekzekutuar dhe është kthyer normaliteti në punë”, ka thënë Shyqri Sadiku.

Dje, gjatë ditës në Ndërmarrjen Publike “Trepça” dha dorëheqje nga pozita e U.D Kryeshefit, Hysen Vrajolli.

Më pas, Bordi i Përkohshëm Mbikëqyrës emëroi Enes Muzaqin këtë pozitë.

Emërohet u.d. Kryeshefi i ri në ‘Trepçë’

www.kallxo.com