PriFest Foto: PriFest në Facebook

Përfundon edicioni i 13-të i PriFest, filmi më i mirë zgjedhet “Zgjoi” nga Blerta Basholli

Në edicionin e trembëdhjetë të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Prishtinë, u sollën premiera të filmave dhe emrave të njohur të kinematografisë botërore, nëpër kinematë e Prishtinës.

Nga 24 deri më 29 gusht u transmetuan filma, prodhime të Kosovës dhe ndërkombëtarë. Ndërsa mbrëmë u ndanë çmimet për filmat e artistët më të mirë.

Filmi më i mirë i Ballkanit u shpall filmi “Zgjoi” me regji të Blerta Basholli, Kosovë/Maqedoni e Veriut/Shqipëri/Zvicër. Po ashtu çmimi i përvitshëm për arritje për një artist nga Kosova në fushën e kinematografisë iu dha regjisores Blerta Basholli.

Çmimi “Aktori më i mirë” (Ballkan) shkon për aktorin e filmit  “Full Moon”, Alban Ukaj, Bosnjë dhe Hercegovinë.

Çmimi “Aktorja më e mirë” (Ballkan) shkon për aktoret e “Luaneshat e Kodrës”, Flaka Latifi, Era Balaj dhe Uratë Shabani, Kosovë/Francë.

Çmimi ‘Prifest best project in Pitch Competition for PriForum 2021’ shkoi për regjisoren Ajola Dala dhe producenten Sabina Kodra për filmin “Made of Dust”.

Fituesi i çmimit të shërbimeve ‘Video Post-produksion’ shkoi për filmin “2000: A Post-war Odyssey” të regjisorit Zgjim Terziqi.

Fituesi i çmimit të shërbimeve ‘Sound Post-produksion’ shkoi për filmin “The sun, the moon and the eleven stars’’ të regjisores Ema Kulara dhe producentes Ema Ogzan-Tenoglu.

Çmimi për filmin e shkurtër më të mirë ndërkombëtar shkoi për “Shakira”, Francë.

Filmi më i mirë i programit të filmave të metrazhit të mesëm u shpall filmi “Jesus Egon Christ”, Gjermani.

Filmi fitues i programit të filmave dokumentarë është filmi “The end of kings”, Francë.

Fituesi i zgjedhur nga juria e mediave për këtë edicion të ‘PriFest’-it është filmi “Mehrunisa”, Austri.

Çmimi për filmin më të mirë global shkoi për “Rival”, Gjermani.

Fituesi i zgjedhur nga juria ‘FIPRESCI’ për filmin më të mirë ballkanik është filmi “Full Moon”, Bosnje dhe Hercegovinë.

Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Prishtinë, i njohur gjithashtu si Festivali i Filmit në Prishtinë dhe ‘PriFilmFest’, është një festival filmi që mbahet çdo vit në Prishtinë, i cili shfaq prodhime të shquara ndërkombëtare të kinemasë në rajonin e Ballkanit dhe më gjerë.