Përfundon bastisja pas vrasjes në Hallaq

Një person ka vdekur dhe pesë janë plagosur sot në një incident mes dy familjeve në Hallaq të Lipjanit.

Komandanti i nënstacionit policor në Magure, Naser Karpuzi ka treguar se motivi i vrasjes ka qenë familjar. Ndërkaq  pas ardhjes në vendin e ngjarjes, policia ka bastisur shtëpitë e të dyshuarve.

Sipas Karpuzit, gjatë bastisjes nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

“Deri tash kemi marrë informatë se në fshatin Hallaq ka ndodhur një incident në mes dy familjeve sipas informatave që keni edhe ju një person ka humbur jetën dhe pesë të tjerë janë të lënduar. është kryer bastisja nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. Motivet janë familjare,” tha ai.

Tutje Karpuzi shtoi se i vrari ka ardhur nga diaspora.

” Viktima ka ardhur nga diaspora para disa ditësh dhe hetimet për vrasjen po vazhdojnë,” theksoi Karpuzi.

Një i vrarë e pesë të plagosur në Lipjan