Ilustrim
Përfundon autopsia, trupi i gruas së vrarë dërgohet për varrim te familja
Para më pak se një orë ka përfunduar autopsia e trupit të vrarë të gruas shtatzënë, në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
KALLXO.com mëson se ka qenë një komision brenda IML-së që ka punuar në obduksionin e trupit të të vrarës.
Pas obduksionit trupi i të njëjtës është dërguar te familja e saj për ceremoninë e varrimit.
KALLXO.com mëson brenda IML-së është marrë vendim që të mos jepet asnjë informacion për media dhe zyrtarë të tjerë që nuk janë pjesë e komisionit të obduksionit.
Të gjitha informacionet do t’i dërgohen vetëm prokurorit të rastit, Ilaz Beqiri.
Beqiri i kontaktuar nga KALLXO.com nuk ka pranuar që të flas në lidhje me këtë çështje.
KALLXO.com në vazhdimësi po raporton për detaje dhe të dhëna të reja që po dalin nga rasti i vrasjes së 35 vjeçares shtatzënë.
E njëjta mbrëmjen e kaluar u vra në oborrin e QKUK-së ndërsa ishte duke qëndruar në Klinikën e Gjinekologjisë pasi ishte në prag të lindjes së një foshnje.
Deri te urdhri i mbrojtjes erdhi një rast i mëhershëm i raportuar për dhunë në familje më konkretisht në korrik të këtij viti.
Ndaj burrit të dyshuar është ngritur një aktakuzë për kanosje që lidhet edhe me dhunë në familje.
KALLXO.com raportoi se në shtator Sokol Halili ishte dënuar me gjobë prej 300 euro për armë mbajtje pa leje.
Ai dyshohet se mbante një armë me kalibër 9 milimetra prodhim turk dhe një karikator për 8 vite.
Për këtë vepër penale ai ishte penduar para gjyqtarit dhe kishte premtuar se nuk do të kryente më një vepër të tillë apo të ngjashme.
Nën këtë rrethanë lehtësuese Sokol Halili ishte dënuar me 300 euro gjobë.
Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e të dyshuarit për vrasjen e gruas shtatzënë