Përfundon afati i dytë i provimit të maturës

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka njoftuar se ka përfunduar afati i dytë i provimit të maturës që u organizuar sot në 84 qendra të testimit në gjithë Kosovës.

Në afatin e dytë të këtij provimi kanë marrë pjesë 8 mijë e 300 maturantë.

Ministria e Arsimit e ka vlerësuar si të suksesshëm procesin e testimit.

“Kështu ka vlerësuar Komisioni i Maturës Shtetërore (KShM), pas raporteve të ardhura nga komunat, respektivisht nga qendrat e testimit, sipas të cilave gjithçka ka shkuar sipas planifikimit të organizimit të testit në kushtet e pandemisë COVID-19”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

“Rezultatet e testit do të bëhen publike më 16 tetor 2020, ndërsa 19-21 tetor do të jetë afati i ankesave, rezultatet e të cilave, pas shqyrtimit do të publikohen më 23 tetor, për të shënuar kështu përfundimin e gjithë procesit të Maturës Shtetërore për këtë vit”, thuhet në përfundim të komunikatës.