Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti - Foto: REL/MIA
Përfundoi takimi Zaev-Ahmeti, pritet ta publikojnë marrëveshjen e re qeverisëse
18.8.2020 - 17:59
Përfundoi takimi ndërmjet Zoran Zaevit dhe Ali Ahmetit.
Kreu i BDI-së Ali Ahmeti pak para orës dy arriti në Klubin e Deputetëve, ndërsa kryetari i LSDM-së Zoran Zaev arriti 15 minuta më vonë. Takimi i dy liderëve zgjati rreth 30 minuta.
Ahmeti ishte i shoqëruar nga Artan Grubi, ndërsa Zaevi nga Lupço Nikollovski. Në këtë takim liderët diskutuan për ndarjen e resorëve për Qeverinë e 4 viteve të ardhshme.
Në çdo moment pritet që kryetarët e të dy partive të prononcohen për mediat rreth takimit, raporton TV21./21Media