Përfundoi bastisja në shtëpinë e Hashim Thaçit

Kjo bastisje ka filluar qysh në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, ndërsa vjen pas konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale ndaj ish presidentit Thaçi dhe udhëheqësve të tjerë të UÇK-së.

Kujtojmë që paraqitjen e parë para Gjykatës, Thaçi do ta ketë të hënën në ora 15:00.

Bastisje gjatë mëngjesit të sotëm ka pasur edhe në shtëpinë e Rexhep Selimit dhe në banesën e Kadri Veselit.

Dje, Thaçi ka dhënë dorëheqje pas ngritjes së aktakuzës për krime lufte dhe krimekundër njerëzimit ndaj tij nga ana e Prokurorisë së Dhomave të Specializuara dhe ka udhëtuar për në Hagë bashkë me kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli, dhe shefin e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi.