
Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com
Përfshirja nga zjarri e depos së një biznesi në Gjilan, detaje nga Policia
Pas raportimit se një depo e një biznesi afarist në Gjilan është përfshirë nga zjarri, më 04.02.2025, Policia e Kosovës ka njoftuar se zjarri ishte zgjeruar dhe kishte përfshirë edhe dy lokale të tjera.
Sipas Policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë Njësitë përkatëse policore, ndërsa ekipi zjarrfikës ka shuar zjarrin.
“Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori dhe rasti vazhdon nën hetime.” – njofton Policia, më 05.02.2025.
Rasti është trajtuar si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. Kurse, ishte konfirmuar për KALLXO.com nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Më 04.02.2025, rreth orës 08:29, nga një qytetar është marrë një informatë për një zjarr në rrugën ‘Lidhja e Prizrenit’ këtu në Gjilan, te një depo e një biznesi afarist. Në vendin e ngjarjes kanë dalë Njësitet patrulluese, Njësiti i Hetimeve dhe forenzika e Stacionit. Zjarrfikësit dhe Njësia e KEDS-it.” – ka thënë Hashani, më 04.02.2025.