Zjarrfikësit. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Përfshihet një kamion nga zjarri në magjistralen Prishtinë- Ferizaj (FOTO)

Një kamion është përfshirë nga zjarri rreth orës 12, në magjistralen Prishtinë – Ferizaj.

Zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Prishtinës, Agron Borovci ka konfirmuar rastin për KALLXO.com.

Ai shtoi se menjëherë ekipet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes e më pas janë ftuar edhe zjarrfikësit.

“Nuk raportohet për ndonjë person të lënduar ndërsa po trajtohen rrethanat e ngjarjes nga ekipet relevante”, tha Borovci për KALLXO.com.

Në anën tjetër KALLXO.com ka siguruar edhe disa fotografi nga vendi i ngjarjes ku shihen edhe ekipi i zjarrfikësve të cilët bëjnë shuarjen e zjarrit me pajisjet e tyre.