Zjarr në fshatin Poro të Vlorës | Foto: Top Channel

Përfshihet nga zjarri pylli me pisha në fshatin Poro të Vlorës, zjarrfikësit në ‘luftë’ me flakët

Pylli me pisha në fshatin Poro në Vlorë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme.

Mësohet se flakët të cilat përhapen më shpejt nga era, po djegin sipërfaqe me pisha në zonën e cila njihet si Pylli i Pish Poros.

Zjarrfikësit janë duke punuar për shuarjen e flakëve teksa në ndihmë u kanë ardhur edhe banorët e zonës.

Ende nuk dihet se nga se është shkaktuar zjarri që po dëmton pyjet në këtë zonë./ Top Channel