
Përfshihet nga zjarri një zonë malore në Marash të Prizrenit (FOTO)
23.9.2023 - 17:00
Një zonë malore është përfshirë në Marash të Prizrenit.
Një qytetar ka dërguar disa fotografi në adresë të KALLXO.com, në të cilat shihet tymi që ka kapluar zonën malore.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Shaqir Bytyqi për KALLXO.com ka thënë se zjarrfikësit janë duke e shuar zjarrin, përderisa policia ka dalë në vendin e ngjarjes.
“Sapo na erdhi informacion se në dalje të Prizrenit, në vendin e quajtur Marash, në një zonë malore ka shpërthyer një zjarr. Zjarrfikësit janë duke munduar që ta shuajnë. Policia ka dalë në vendngjarje gjithashtu”- ka njoftuar Bytyqi.