
Zjarrfikësit. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Përfshihet nga zjarri një tyrbe në Istog
21.4.2023 - 10:27
Një objekt fetar-tyrbe, është përfshirë nga zjarri në fshatin Veriq në Istog.
Në Polici, një qytetar ka raportuar se në rrethana të pa njohura objekti është përfshirë nga zjarri.
Policia ka njoftuar se zjarrfikësit kanë shuar zjarrin.
“Nuk dihet vlera e dëmit”- thuhet në njoftim.
Rasti është duke u hetuar.