Ilustrim
Përfshihet nga zjarri një stallë e bagëtive në Malishevë
29.11.2021 - 11:54
Një zjarrvënie ka ndodhur sot rreth orës 02:45 në fshatin Bubavec të Malishevës.
Policia njofton se për shkaqe të pa njohura është përfshirë nga zjarri stalla e bagëtive.
Njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar dhe fikur zjarrin.
Sipas policisë, si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.