Foto: Ilustrim
Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Zllatar të Prishtinës
03.6.2020 - 10:53
Një shtëpi në fshatin Zllatar të Prishtinës është përfshirë mëngjesin e djeshëm nga zjarri.
Sipas njoftimit të bërë nga ana e policisë, pronari i shtëpisë ka njoftuar se derisa nuk ishte në shtëpi, në rrethana të panjohura shtëpia e tij është përfshirë nga zjarri.
Zjarrfikësit kanë arritur që të lokalizojnë zjarrin ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar nga ky rast.
Rasti po vazhdon të hetohet nga ana e policisë.