Ilustrim

Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Skenderaj

Një shtëpi në Skenderaj është përfshirë nga zjarri mbrëmë rreth orës 19:30.

Pronari i shtëpisë i cili ka raportuar rastin në polici, ka treguar se shtëpia e tij është përfshirë nga zjarri në rrethana ende të panjohura.

Njësitet relevante dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin.

Në raportin e policisë nuk raportohet për ndonjë person të lënduar si pasojë e zjarrit, përveç dëmeve materiale.

Rasti po vazhdon të hetohet nga ana e policisë.