Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Prishtinë - FOTO

Një shtëpi është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në rrugën “Rruga Zeki Shulemaja”, në lagjen e Muhaxherëve Prishtinë.

Nuk është raportuar për persona të lënduar.

Ekipet e zjarrfikësve janë në terren duke fikur zjarrin. Në vend të ngjarjes ka dalë edhe Policia e Kosovës.

Nuk dihet ende shkaku kryesor i këtij zjarri, por ka dyshime se erdhi si pasojë energjisë elektrike.

KALLXO.com ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe është në pritje të përgjigjes.