Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Malishevë, lëndohet një person

Dje, pas mesnate, zjarri e ka përfshirë një shtëpi në Malishevë.

Në Polici është raportuar se në të njëjtën shtëpi, në katin përdhese gjendet një furrë e bukës.

Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe zjarrfikësit, të cilët kane lokalizuar zjarrin.

Si pasojë e zjarrit që ishte përpjekur ta shuaj, lëndime trupore ka pësuar djali i pronarit të shtëpisë.

I njëjti ka pranuar tretman mjekësor.

Pronari ka thënë se shkaktar i zjarrit dyshohet të jetë oxhaku i furrës.

Sipas tij zjarri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme.