Ilustrim

Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Lagjen e Boshnjakëve, një i moshuar dërgohet për trajtim mjekësor

Një i moshuar është dërguar për trajtim mjekësor pasi që është djegur dhoma dhe ballkoni i një shtëpie në “Lagjen e Boshnjakëve” në Mitrovicë të Veriut.

Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi zv.drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili tha se ende nuk dihet se si ka ndodhur rasti.

“Një dhomë dhe një ballkon. Por s’po e dimë a nga fishekzjarret apo ndonjë nxehëse elektrike brenda, apo rryma. Një personi të lindur më 1956 i është ofruar tretman mjekësor. Gjendja e tij është në rregull”- tha Elshani më 20.12.2024.

Ai shtoi se rasti ka ndodhur rreth orës 22:00.