Zjarrfikësit. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Përfshihet nga zjarri një garazh në Drenas

Një garazh në fshatin Tërstenik të Drenasit është përfshirë nga zjarri dje në mengjes.

Sipas Policisë, qytetari ka informuar se nuk i di rrethanat se nga ka ardhur zjarri.

Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin.

Nuk është raportuar për të lënduar ndërsa sipas ankuesit, në garazh kishte një veturë, një traktor dhe tri biçikleta.

Rasti është duke u hetuar nga policia.