Zjarrfikësit. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Përfshihet nga zjarri një barnatore në kryeqytet

Një barnatore në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ në Prishtinë është përfshirë nga zjarri sot rreth orës 13:30.

Policia ka njoftuar se nga ky incident nuk ka persona të lënduar.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Janë njoftuar edhe ekipet e zjarrfikësve të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Nga zjarri nuk ka persona të lënduar”, ka thënë ajo.

Ahmeti shtoi se Policia ka nisë një hetim për sqarimin e rrethanave që ndërlidhen me rastin.