Përfshihet nga zjarri një banesë në Prishtinë

Një banesë është përfshirë nga zjarri sonte në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Sipas zyrtarit policor, deri të zjarri ka ardhur si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ka ftuar zjarrfikësit. Dyshimet janë ngritur se deri te zjarri ka ardhur si pasojë e shpërthimit të një boce gasi. Zjarri është lokalizuar dhe nuk raportohet për të lënduar”, ka thënë Borovci.