Ilustrim
Përfshihet nga zjarri në banesë në një fshat të Obiliqit, arrestohet një person
07.12.2024 - 08:43
Në orët e mbrëmjes së datës 06.12.2024, një burrë po dyshohet se i kishte vënë flakën një banese në fshatin Plemetin në Obiliq.
Policia ka njoftuar se kishin marrë raportimit ndërsa në këtë rast, zjarrfikësit i ishin përgjigjur thirrjes dhe kishin dalë në vendin e ngjarjes e kishin bërë shuarjen e zjarrit që kishte përfshirë banesën.
Në lidhje me rastin nisën edhe hetimet e para për të identifikuar shkakun e zjarrit. Pas hetimeve të zhvilluara është identifikuar një burrë, si i dyshuar për zjarr vënie.
I njëjti është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti tashmë është iniciuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.