Foto: Ilustrim/Rtv21

Përfshihet nga zjarri dhoma e një shtëpie në Lipjan

Një dhomë e një shtëpie të pabanuar në Lipjan është përfshirë pasditën e djeshme nga zjarri.

Sipas njoftimit të Policisë, në dhomën e cila është përfshirë nga zjarri kishte një sasi të ushqimit për kafshë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore si dhe ekipi i zjarrfikësve të cilët e kanë shuar zjarrin.

Përveç dëmit material nuk raportohet për ndonjë person të lënduar si pasojë e zjarrit.

Rasti po vazhdon të hetohet nga ana e Policisë.