Ilustrim

Përfshihet nga flakët një veturë në Veternik

Në lagjen Veternik, afër rrethit ku janë në proces disa punime, është raportuar se një automjet e ka kapluar zjarri.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 17:30.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka thënë për KALLXO.com se njësitë policore dhe ato të zjarrfikësve iu kanë përgjigjur thirrjes dhe janë duke u marrë me rastin.

Sipas Hoxhës deri tani nuk ka raportime për të lënduar.

“Deri në këto momente nuk ka pasë raportime për ndonjë person të lënduar”. ka shtuar Hoxha.

Më tej, ai ka thënë se për shkaqet që mund ta kenë shkaktuar zjarrin do të ketë njoftime të tjera pas procedurave të nevojshme.