Foto: Top Channel
Përfshihet nga flakët banesa në Shëngjin
19.5.2022 - 20:36
Një banesë është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të enjteje në Shëngjin.
Mësohet se në flakë është përfshirë një apartament që ndodhej në katin e tretë të një pallati, pranë një karburanti në zonën e portit në Shëngjin.
Nga zjarri ka vetëm dëme materiale.
Zjarri është fikur nga zjarrfikëset dhe nuk ka pasur persona brenda./Top-Channel