
Ilustrim - Veturë në flakë - Foto: KALLXO.com
Përfshihet nga flaka një veturë në autostradën "Ibrahim Rugova"
08.1.2023 - 18:45
Një veturë është përfshirë nga flakët në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Rastin për KALLXO.com a ka konfirmuar Faton Alija, drejtor i Policisë Rajonale të Prizrenit, i cili ka bërë të ditur se nuk ka të lënduar nga ky rast.
“Rasti ka ndodhur në segmentin në Bellanicë të Malishevës. Nuk ka të lënduar” – është përgjigjur Alija.
Rasti dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 18:00.