Ilustrim. Foto: KALLXO.com

Përfshihet nga flaka një barakë afër Pulmologjisë në QKUK

Një barakë e pabanuar që gjendet në afërsi të repartit të Pulmologjisë në QKUK është përfshirë nga flaka.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:50.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe zjarrfikësit, të cilët kanë shuar zjarrin.

Rasti, i cili po trajtohet si zjarrvënie, është duke u hetuar.