Ilustrim, Foto: KALLXO.com

Përfshihen nga zjarri pyjet në Gjakovë

Pyjet në fshatin Koshare dhe Shishmon të Gjakovës janë përfshirë nga zjarri  gjatë ditës së djeshme.

Në njoftimin e policisë thuhet se malet në fshatin Koshare janë përfshirë nga zjarri rreth orës 11:40, ndërsa ato në Shishmon të Gjakovës, rreth orës 15:30.

Në të dy rastet,  njësitet e zjarrfikësve kanë arritur të shuajn zjarrin ndërsa rastet po vazhdojnë të hetohen.

 

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.