Foto: Ilustrim

Përfshihen nga zjarri një stallë dhe një shtëpi në Llahushë të Podujevës

Një stallë e njërit vëlla dhe një pjesë e shtëpisë së vëllait tjetër në fshatin Llahushë e Ulët në Podujevë janë përfshirë nga zjarri gjatë ditës së djeshme.

Në lidhje me këtë rast, policia ka raportuar se për shkaqe ende të panjohura, zjarri ka përfshirë stallën në të cilën kishte mjete bujqësore, drithëra dhe ushqim të bagëtive.

Si pasojë e këtij zjarri, sipas viktimës janë shkaktuar dëme në vlerë rreth 15 mijë e 850 euro.

Si pasojë e zjarrit është dëmtuar edhe një pjesë e murit të shtëpisë së vëllait të viktimës së parë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin, përderisa nuk raportohet për ndonjë person të lënduar.