Zjarr në pyje - Foto: Rtv21

Përfshihen nga zjarri disa pyje të rajonit të Gjilanit

Disa pyje të fshatrave të rajonit të Gjilanit janë përfshirë dje nga zjarri.

Tri raste kanë ndodhur në Kamenicë ndërsa dy të tjera në Rranilluk.

Njëri rast ka ndodhur në fshatin Karaqevë e Poshtme në Kamenicë në ora 12:20, që është raportuar në Polici se 10 hektarë pyll pronë publike janë përfshirë nga zjarri.

Policia ka njoftuar se zjarrfikësit kanë tentuar ta lokalizojnë zjarrin.

Edhe dy fshatra të tjera të Kamenicës janë ballafaquar me zjarr. Në Polici është raportuar për një sipërfaqe të madhe të pyjeve të përfshirë nga zjarri dje në fshatrat Grizime dhe Reqan.

Edhe në këto dy lokacione, policia ka njoftuar se zjarrfikësit kanë tentuar ta lokalizojnë zjarrin.

Në fshatrat Ropotovë dhe Rajanovc po ashtu një pjesë e madhe e pyjeve janë përfshirë nga zjarri.

Policia ka njoftuar se zjarrfikësit kanë arritur ta shuajnë zjarrin dhe nuk dihet vlera e dëmit të shkaktuar.

Policia thotë se është duke u hetuar rasti.

Incidenti është raportuar në ora 09:00.