Zjarrfikësit. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Përfshihen nga zjarri 15 njehsorë të rrymës, disa banorë e policë pësojnë asfiksim nga tymi

Është raportuar se në rrethana ende të panjohura në Vushtrri, në një ndërtesë janë përfshirë nga zjarri rreth 15 njehsorë të rrymës.

Sipas raportit policor, njësitë policore, zjarrfikësit si dhe një njësi e KEDS-it kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Për shkak të tymit disa banorë si dhe disa zyrtarë policorë kanë pësuar asfiksim dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor.

Rasti i cili ka ndodhur më 15.01.2025 është nën hetime nga njësitë relevante.