Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Përfitimi financiar për fëmijët e lindur në vitin 2021, Komuna e Prizrenit shtynë afatin për aplikim

Komuna e Prizrenit ka shtyrë afatin për aplikim për mbështetjen financiare të prindërve për fëmijët të cilët kanë lindur deri në fund të vitit 2021.

Ky aplikim zgjatet deri me 31 janar 2022.

Komuna po ashtu, përsëri ka bërë të ditur kriteret e kualifikimit për prindërit e fëmijëve të lindur në vitin e kaluar.

Në njoftimin e komunës thuhet se prindërit duhet të jenë banorë të përhershëm të Komunës së Prizrenit, fëmija duhet të jetë e/i lindur nga 01.01.2021 deri në datën e aplikimit.

Komuna ka njoftuar se aplikuesit që nuk e plotësojnë njërin nga këto kritere diskualifikohen nga përfitimi!

Dokumentet që duhet të dorëzohen:

  1. Formulari për aplikim;
  2. Kopje të dokumentit identifikues (për dy prindërit);
  3. Vetëm e prindit kujdestar, në rastet kur fëmija është nën kujdesin e njërit prind
  4. Ekstrakti i lindjes i fëmijës;
  5. Certifikata e Vendbanimit të aplikuesit (njërit nga prindërit)
  6. Deklarata e Bashkësisë Familjare;
  7. Konfirmimin e xhirollogarisë aktive të aplikuesit në njërën prej bankave të licencuara nga Banka Qendrore e Kosovës (njëri nga prindërit);

Komuna e Prizrenit ka bër të ditur se dokumentet duhet të dorëzohen në origjinal përveç dokumenteve të identitetit. gjithashtu aplikuesit që nuk dorëzojnë njërin nga dokumentet e cekura më lartë diskualifikohen nga përfitimi i ndihmës financiare.

Sipas komunës së Prizrenit, përfitues të kësaj ndihme do të jenë të gjithë ata fëmijë të lindur nga 01.01.2021 deri më 31.12.2021,(të gjithë ata të cilët nuk kanë përfituar nga pagesat e vitit të kaluar).

Shuma për pagesë është sipas radhës së lindjes së fëmijën: për fëmijën e parë (1) të lindur në vitin 2021 ndahet shuma financiare prej 250.00 euro, për fëmijën e dytë (2) të lindur në vitin 2021 ndahet shuma financiare prej 300.00 euro, për fëmijën e tretë (3) e më tepër të lindur ndahet shuma financiare prej 350.00 euro.

Aplikimi bëhet në mënyrë fizike tek Objekti Administratës Komunale të Komunës së Prizrenit në sportelet nga 1 deri në 3.