
Përfaqësuesja e Francës në OKB lavdëron Qeverinë e Kosovës për zgjedhjet në veri
Në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, përfaqësuesja e Francës lavdëroi Qeverinë e Kosovës dhe misionin e EULEX-it për mbarëvajtjen e zgjedhjeve në katër komunat në veri të Kosovës.
Përfaqësuesja e Francës tha se pala kosovare dhe ajo serbe duhet të përmbahen nga gjuha e ashpër dhe të fokusohen në çështje të tjera.
Ajo përmendi themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, çështjen e targave dhe marrëveshjen për energji.
“Mund të themi se tonaliteti i dy ministrave sot ka qenë paksa me “telashe”. Ne lavdërojmë përkushtimin e dy palëve. Ftojmë të dy palët të përmbahen nga gjuha e ashpër por të punojnë në çështjen e targave dhe marrëveshjes për energjinë. Zgjedhjet e mbajtura në katër komunat me shumicë serbe janë mbajtur pa incidente dhe shprehim mirënjohje për Qeverinë e Kosovës dhe Misionin e EULEX-it. Në këtë kontekst zgjedhjet nuk mund të paraqesin një zgjidhje afatgjate. Prioritet duhet të jetë themelimi i Asociacionit të komunave serbe dhe kthimi i serbëve në institucionet e Kosovës”- tha përfaqësuesja e Francës.
Përfaqësuesi i Japonisë në këtë mbledhje të KS të OKB-së u bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë të respektojnë marrëveshjet e arritura deri më tani ndërsa theksoi se dialogu i vazhdueshëm do t’i kontribuojë paqes dhe stabilitetit në rajon.
Daçiq në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit: Nuk do të pranojmë që Kosova të bëhet anëtare e OKB-së