Përfaqësuesit e misionit vëzhgues të ENEMO, ofrojnë bashkëpunim për procesin zgjedhor

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim përfaqësuesit e misionit vëzhgues të Rrjetit Evropian të Organizatave Monitoruese të zgjedhjeve (ENEMO), Pierre Peytier dhe Elene Nizharazde.

Sipas një komunikate të lëshuar nga Kuvendi i Kosovës, në takim u diskutua për zgjedhjet lokale, që pritet të mbahen më 17 tetor 2021, me ç’rast përfaqësuesit e ENEMO e njoftuan kryetarin e Kuvendit lidhur me angazhimin, përbërjen, qëllimin dhe metodologjinë e këtij misioni vëzhgues.

“Kryetari Konjufca shprehu mirënjohje për punën e ENEMO, duke ofruar njëherësh mbështetje, bashkëpunim dhe bashkërendim institucional për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të 17 tetorit”, thuhet në komunikatë.