Përfaqësuesi i Shqipërisë në OKB ia përmend Ivica Daçiqit Marrëveshjen e Ohrit

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, në mbledhjen e sotme të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, tha që Serbia kurrë nuk do ta njohë Kosovën.

I befasuar me këtë deklaratë ka mbetur përfaqësuesi i Shqipërisë pasi, sipas tij, një ndër nenet e Marrëveshjes së Brukselit është që Serbia nuk do ta pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

“Sa i përket marrëveshjes Kosovë-Serbi, unë e di që janë dakorduar që të zhvillojnë marrëdhënie të mira fqinjësore, palët të njohin dokumentet dhe targat e njëra tjetrës, që asnjëra nga to të përfaqësojë tjetrën në arenën ndërkombëtare dhe që Serbia të mos pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. Andaj mbeta i befasuar ta dëgjoj ministrin Ivica Daçiq që të thotë që kundërshtojnë anëtarësimin e Kosovës në OKB. Edhe pse ai vetë i bënte thirrje Kosovës që t’i përmbahej Marrëveshjes së Ohrit”- tha ai.

Përfaqësuesi i Shqipërisë në mbledhjen e KS të OKB-së përmendi siç i quajti ai hapat dhe momentet historike të Kosovës – votimin për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës dhe aplikimin në Këshillin e Evropës.

Ai tha se pret që edhe Serbia edhe Kosova të zbatojnë marrëveshjet.

Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ministrja Gërvalla përmend masakrën e Mejës të kryer nga forcat serbe