Përfaqësuesi i sekretaritatit të Energjisë në Vjenë: ZrRE-ja nuk është e pavarur

Arben Kllokoqi, përfaqësues i sekretariatit të komunitetit të Energjisë në Vjenë, në emisionin “Jeta në Kosovë” ka bërë të ditur se gjatë një vlerësim që e kanë bërë si sekretariat për ZRrE-në, kanë gjetur se bordi i ZRrE-së nuk është i pavarur.

“Ne e kemi bërë një vlerësim për rregullatorin. Vlerësimi i tillë që për disa aspekte të punës së rregullatorit nuk kemi qenë të kënaqur, duhet t’i përmendim edhe ato që kemi qenë të kënaqur. Por, kërkesa e rregullatorit ka qenë që të bëhet palë vëzhguese në rregullatorin evropian dhe për t’u bërë palë vëzhguese ne duhet t’i japim një lloj pëlqimi se rregullatori në Kosovë është i pavarur dhe i përmbush të githa oblimet si një institucion i pavarur”, tregoi Kllokoqi.

“Ka qenë negativ domethënë, kemi qenë të qartë. E kemi shprehur në raportin e vlerësimit që rregullatori nuk është i pavarur”, shtoi ai.

Jeta në Kosovë ka gjetur se Blerim Devolli, përmes gjashtë bizneseve, do të përfitojë tarifa nxitëse për prodhimin e 16.7 megavatëve nga 30 megavat sa është totali i kapaciteteve të energjisë solare të përkrahura nga shteti.

Dy kompani të Blerim Devollit, “Frigo Food Kosova” dhe “Birra Peja” kanë përfituar tarifa nxitëse prej 136.4 euro për megavat nga vendimi i bordit të ZRrE-së i datës 19 maj 2016. Kurse, me katër biznese të tjera ka përfituar nga vendimi i datës 27 nëntor 2019: “Building Construction Kosove L.L.C”, “Alsi & Co Kosovë”, “Energy Development Group” dhe kompania e katërt është “Devolli Group” të cilës i është ndrru emri në “Abrazen”.