Përfaqësues të organizatave dhe iniciativave serbe deklarohen pas takimit në Ambasadën e SHBA-së

Milica Andriq Rakiq, nga organizata jo-qeveritare NSI ka treguar se çka është diskutuar në lidhje me çështjen e Asociacionit në takimin e organizuar nga Ambasada amerikane në Kosovë.

Andriq- Rakiq tha se në takim janë nxjerrë shumë mendime të ndryshme por sipas saj nuk ka pasur përfundime.

“Nuk mund të them që ka përfundime. Janë nxjerrë shumë mendime të ndryshme, debati ka qenë i qytetëruar dhe ka pasur respekt ndaj bashkëfolësve që në thelb është më e rëndësishmja do të thoja. Do të thotë s’ka përfundime të përbashkëta”- deklaroi ajo.

Ajo tha se përfaqësuesit e institucioneve kanë prezantuar gjërat për të cilar flasin edhe në publik.

“Përfaqësuesit e institucioneve në parim kanë prezantuar gjërat të cilat flasin edhe në publik për atë që ende nuk janë të vetëdijshëm për çfarë është i nevojshëm Asociacioni”- shtoi ajo.

Andriq- Rakiq tha se diskutimi është bërë në tri tema.

“Do të thotë diskutimi është bërë në tri tema: Si do të funksionojë Asociacioni? Çfarë shërbimesh do të ofrojë dhe se do të funksionojë brenda Kornizës Ligjore të Kosovës dhe si do të harmonizohet me Marrëveshjen e Brukselit”- shpjegoi ajo.

Aleksandar Arsenijeviq nga iniciativa “Mbijetesa serbe”, tha se ka përshtypje pozitive nga takimi duke shtuar se të tilla takime do të sjellin deri tek ndonjë zgjidhje e mirë.

“Përshtypje shumë pozitive, përparime pozitive, në mes të katër mureve, duke pasur parasysh që s’kemi arritur të flasim në mes te bashkësive (etnike) në mënyre të pavarur që është dashur të intervenoj ambasadori amerikan mendoj që ka qenë shumë produktiv dhe që takimet e tilla do të sjellin deri tek ndonjë zgjidhje e mire”- është shprehur ai.

Arsenijeviq theksoi se qëndrimi i tyre ishte se Asociacioni nuk mundet në asnjë rast të i cenoj apo ngadalësoj Kosovës çfarëdo progresi veç të përfaqësoj komunitetin serb që është pakicë në raport me shumicën ekzistuese.

“Kemi pasur shkëmbime të mëdha të mendimeve, qëndrime të kundërta rreth Asociacionit të Komunave serbe, por ajo që është më e rëndësishmja është se të gjithë e kanë kuptuar se Asociacioni duhet të përfaqësoj bashkësinë serbe në Kosove dhe të mbrojë të drejtat e saj. Qëndrimi që ne e kemi përfaqësuar është që Asociacioni i Komunave serbe nuk mundet në asnjë rast si burimisht i shkruar të i cenoj/ngadalësoj Kosovës çfarëdo progresi veç të përfaqësoj komunitetin serb që është pakicë në raport me shumicën”- ka theksuar ai.

“Çfarë vlen me u theksu është që disa nga shqiptarët prezentë në takim, për përfaqësim të serbëve në Asociacion kanë përmendur serbët nga Komunat me shumicë shqiptare, gjë qe është mirë”- shton Arsenijeviq.

Në anën tjetër, ambasadori Hovenier është deklaruar, pas takimit ku është diskutuar për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Përmes një postimi në Twitter, Hovenier ka shprehur mirënjohjen ndaj palëve të interesuara që ishin të pranishëm në takim.

Ambasadori thotë se do të vazhdojë të avokojë për zbatimin e të gjitha zotimeve të dialogut Kosovë-Serbi.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po kërkojnë me ngulm që të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe, një marrëveshje e nënshkruar 10 vjet më parë në kuadër të dialogut Kosovë Serbi të nisur më 2011.

Ambasada Amerikane në Prishtinë, thirri për të martën në mesditë një takim me përfaqësues politikë dhe të shoqërisë civile në Kosovë, siç thonë për të dëgjuar perspektivat për Asociacionin, ndërsa në po të njëtën kohë u thirr një protestë në Prishtinë për ta kundërshtuar marrëveshjen e Asociacionit.

‘Presion’ për Asociacion