Ilustrim - Foto nga një rast i grabitjes në Prishtinë - Ilustrim

Përdoret eksploziv kundër një bankomati të TEB Bankës në Suharekë

Persona të panjohur kanë tentuar të grabisin para, duke tentuar ta hapin me eksploziv bankomatin e TEB Bankës në Suharekë.

Rasti ka ndodhur sot në mëngjes.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar Policia e Kosovës në Prizren.

“Me datë 15.12.2019, rreth ores 03:45, Policia ka pranuar informatën se në rr. Brigada 123 në Suharekë, në një filial të një banke, konkretisht në një bankomat dyshohet se është hedhur mjet shpërthyes me qëllim që nga bankomati të vidhen para”, ka thënë zëdhënësi i PK-së për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

Sipas tij, menjëherë njësitet policore iu kanë pergjigjur rastit, përderisa në vendin e ngjarjes është thirr edhe njësiti për trajtimin e mjeteve eksplozive (IEDD) i Policisë së Kosovës dhe të njëjtit kanë ndermarr veprimet e tyre për të siguruar që nuk ka mjete tjera të dyshuara që rrezikojnë sigurinë në bankë dhe përreth saj.

“Po ashtu lidhur me rastin ka qenë të njoftuar edhe kompetentët nga banka. Rasti është inicuar si ‘shkaktim i rrezikut të përgjitshëm’ dhe ‘vjedhje në tentativë’ perderisa Policia që nga momenti i raportimit të rastit me njësitet e saj është duke punuar me intensitet për mbledhjen e dëshmive relevante, si dhe verifikimin e të dhënave dhe informacioneve tjera në posedim, për të sqaruar të gjitha rrethanat e këtij rasti”, thuhet në përgjigjen e tij.

Banka TEB në vazhdimësi ka qenë cak i grabitësve.

Grabitet banka në Llapnasellë

Grabitet Banka në Prishtinë