Kuvendi Komunal i Prizrenit - 13.02.2020

Përçarja mes LVV-së dhe LDK-së, PDK ua merr kryesuesin në Prizren

Opozita ia rrëmben Haskukës pozitën e kryesuesit të Asamblesë në Prizren.

I propozuari i PDK-së  për kryesues të Asamblesë, Sulltan Badallaj është zgjedhur me 17 vota.

33 asamblistë kanë marrë pjesë në votim.

Para votimit shefat e grupeve të asamblistëve të partive opozitare kanë deklaruar se nuk do të bllokojnë zgjedhjen e kryesuesit të Asamblesë Komunale të Prizrenit.

Në anën tjetër, partneri i Haskukës  në koalicion nuk ka marrë  pjesë në mbledhjen për zgjedhje të kryesuesit të Asamblesë.

Haskuka ka mbetur i vetëm pa partnerin e koalicionit, pasi që LDK nuk është paraqitur në mbledhjen për të votuar kryesuesin e Asamblesë Komunale.

Në dy rundet e para Asambleja e Prizrenit kishte dështua ta zgjedhin kryesuesin.

Në seancën e datës 27 janar, në dy runde kishte dështuar zgjedhja e kryesuesit të Asamblesë Komunale.

Partneri i koalicionit i LVV-së në Prizren, LDK-ja, kishte braktisur mbledhjen, me arsyetimin se nuk ishin marrë vesh paraprakisht për emrin e propozuar për kryesues.

Postet në bashkëqeverisje kanë lëkundur themelet e koalicionit LVV dhe LDK.

Kjo pasi që LDK ka kërkuar një drejtori më shumë ose postin e kryesuesit të Asamblesë Komunale në Prizren.

Zgjedhja e Kryesuesit të Asamblesë, LDK e lë vetëm Haskukën

.