Përcaktohen gjyqtarët për xhiron e gjashtë për Superligën e Kosovës në futboll

Këtë javë zhvillohet xhiro e gjashtë e BKT Superligës së Kosovës në Futboll, ku spikat derbi gjilanas mes Dritës e Gjilanit.

Për këtë takim gjyqtar kryesor është përzgjedhur Shpetim Murtezi, me asistentët Fatlum Jashari dhe Hekuran Osmani. Gjyqtar i katër do jetë Mervan Bejtullahu ndërsa në dhomën e VAR, Valbon Hoxha.

Po ashtu duel tjetër interesant është edhe ai mes Malishevës e Ballkanit. Për këtë takim gjyqtar kryesor është përcaktuar Besfort Kosumi me asistentët Arbnor Bullatovci e Faton Jakupi. Gjyqtar i katër është Arben Halilaj ndërsa në dhomën e VAR-it pritet të jetë Lirim Jashari.

Në ndeshjen Llapi – Drenica gjyqtar kryesor do jetë Genc Nuza ndërsa asistent të tij Fatlum Berisha e Bujar Selimaj, gjyqtar i katër është përzgjedhur Burim Jahmurataj ndërsa në dhomën e VAR, Alban Shala.

Në ndeshjen Ulpiana – Dukagjini gjyqtar kryesor dhe asistentë janë përcaktuar, Gramoz Shala kryesor, Altin Zhegrova asistent numër një ndërsa asistenti i dytë Drilon Rexhepi ndërsa gjyqtar i katër dhe në dhomën e VAR, Selim Isufi dhe Mentor Ajeti.

Në ndeshjen e fundit Ferronikeli – Prishtina që zhvillohet në Drenas, si gjyqtar kryesor është përcaktuar Dardan Çaka me asistentët, Edmon Zeçiri dhe Elvis Bicaj. Gjyqtar i katër është Bardh Ajeti ndërsa Ilir Mehmeti do të jetë në dhomën e VAR-it.

Dy ndeshje zhvillohen ndeshjen e shtunë ndërsa të dielën zhvillohen tre duele tjera.

Të gjitha ndeshjet nisin nga ora 15:00.