Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Për zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë, në diasporë do të votohet më 8 shkurt 2025
Votimi jashtë vendit për zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë do të mbahet me 8 shkurt 2025, apo një ditë para se të hapen kutitë e votimit në Kosovë.
Kështu ka njoftuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duke u bazuar në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme.
Procesi zgedhor do të nisë nga ora ora 07:00 deri në orën 19:00, sipas orës lokale të vendit përkatës dhe do të zhvillohet në 22 shtete të botës në të cilat Kosova ka përfaqësi diplomatike.
Lista preliminare e miratuar në mbledhjen e mbajtur më 28.08.2024, përmban: 2,047,148 votues, apo 161,700 votues më shumë, shtetas të Kosovës, në krahasim me zgjedhjet e lokale 2021, të mbajtura me datë 17 tetor 2021.
Numri i votuesve të rinj që do të votojnë për herë të parë në zgjedhjet e përgjithshme më 9 shkurt 2025 është 209,878, u njoftua në mbledhje.
Presidentja Vjosa Osmani ka caktuar 9 shkurtin 2025 si datë për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare.
Me këtë rast, ajo ka udhëzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizmin e këtyre zgjedhjeve.