FotoL Qeveria e Republikës së Kosovës

Për vetëm tre ditë shkarkohen rreth 20 mijë çertifikata në E-Kosova

Për vetëm tre ditë janë shkarkuar rreth 20 mijë çertifikata në platformën E-Kosova.

Sipas një njoftimi të Qeverisë së Republikës së Kosovës, do të vazhdojë digjitalizimin e shërbimeve, duke synuar shërbime më efikase, më cilësore e më të qasshme.

“Interersim i lartë i qytetarëve për të përdorur shërbimet elektronike të sapo lansuar në platformën E-Kosova. Në vetëm tre ditë, janë shkarkuar rreth 20 mijë çertifikata të gjendjes civile”, është thënë në njoftim.

Tutje është treguar se nga e enjtja e javës së kaluar certifikatën e lindjes, ekstraktin e lindjes, certifikatën e martesës dhe certifikatën e vdekjes, si dhe shërbimin për vazhdimin e regjistrimit të veturës dhe rezervimin e targave mund ta bëni në https://ekosova.rks-gov.net/Service/12.