Ilustrim

Për tri vite një person ngacmohet seksualisht nga një burrë në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke u hetuar një rast në Prishtinë, ku një person ka raportuar se për tri vite është duke u shqetësuar–ngacmuar nga një person tjetër duke e linçuar me foto.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se për tri vite është duke u shqetësuar–ngacmuar nga i dyshuari mashkull  kosovar, i cili sipas tij është duke i linçuar foto me të cilat nxit urrejtje kundër tij”- thuhet në raport të policisë.

Policia ka bërë me dije se rasti është duke u hetuar.