Agjencia e Statistikave të Kosovës

Për tre muajt e parë 2022 prodhimtaria në vend u shtrenjtua me rreth 10%

Çmimet e prodhimtarisë në vend, nga tremujori përmbyllës i vitit 2021 në tremujorin e parë 2022, sipas indeksit të tërësishëm të prodhimtarisë, u rritën për 3.9 për qind, mirëpo shtrenjtim të çmimeve pati mesatarisht rreth 10 për qind në krahasim me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar.

Për nga veprimtaria ekonomike, çmimet u rritën më shumë në përpunimin e produkteve ushqimore, prodhimin e metaleve, prodhimin i mobilieve, energjia elektrike, gazi, e avull dhe veprimtari të tjera.

Të dhënat nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), tregojnë se Indeksi i tërësishëm i çmimeve të prodhimit në Kosovë u ngrit për 3.9 për qind në tre muajt e parë 2022 krahasuar me tremujorin e katërt të viti të kaluar.

Sipas statistikave, ngritje më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te: prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve 9.8 për qind, prodhimi i mjeteve motorike të (transportit), rimorkiove dhe gjysmë-rimorkiove 8.2 për qind, prodhimi i metaleve 7.2 për qind, përpunimi i produkteve ushqimore 6.7 për qind, prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve p.k.t 5.6 për qind, prodhimi i produkteve të gomës dhe të plastikës 5.4 për qind, prodhimi i produkteve minerale jo-metalike 5.0 për qind, grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë 3.8 për qind, prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës, përveç mobilieve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gërshetuara – thurëse 3.5 për qind, prodhimi i letrës dhe produkteve prej letrës 3.1 për qind, prodhimi i mobilieve 3.0 për qind, prodhimi i pajisjeve elektrike 2.6 për qind, nxjerrja e xehes së metalit 1.4 për qind, prodhimi i pijeve  1.0 për qind, prodhimi i produkteve kimike 0.9 për qind, dhe energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar 0.3 për qind.

Në anën tjetër, ngritja u neutralizua nga rënia e çmimeve te: xeheroret dhe guroret e tjera -0.5 për qind.

Rreth 10% më shtrenjtë se tremujori i njëjtë i 2021-ës

Tremujori janar-mars i këtij viti, krahasuar me tre muajt e njëjtë të vitit 2021 tregon se, çmimet e prodhimit u ngritën në një mesatare prej 9.7 për qind.

ASK njuton se në cilat veprimtari ekonomike pati më shumë rritje çmimesh.

“Ngritje më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te: përpunimi i produkteve ushqimore (14.7%); prodhimi i metaleve (14.6%); prodhimi i mobilieve (14.5%); energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar (13.2%); prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve (12.4%); prodhimi i mjeteve motorike të (transportit), rimorkiove dhe gjysmë-rimorkiove (10.5%); prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës, përveç mobilieve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gërshetuara – thurëse (8.0%); prodhimi i produkteve të gomës dhe të plastikës (7.0%)”, njofton ASK.

Më tutje nga ky institucion i statistikave në vend, mësohet se rritje të çmimeve pati edhe në prodhimi i pajisjeve elektrike 6.2 për qind, prodhimi i produkteve minerale jo-metalike 6.0 për qind, prodhimi i produkteve kimike 6.0 për qind, prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve p.k.t 5.6 për qind, grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë 4.6 për qind, prodhimi i letrës dhe i produkteve prej letrës 2.5 për qind, prodhimi i pijeve 2.3 për qind, prodhimi i lëkurës dhe produkteve prej lëkurës 1.4 për qind, dhe xeheroret dhe guroret e tjera 0.7 për qind.

Në anën tjetër,  ngritja u neutralizua nga rënia e çmimeve te:  nxjerrja e xehes së metalit -22.3 për qind.

Këto të dhëna u bënë të ditura nga Agjencia e Statistikave të Kosovës me publikimin e indeksit të çmimeve të prodhimit (IÇP) për tremujorin e parë (TM1) 2022.