Ilustrim: Poqi elektrik

Për tre muaj rritet konsumi i rrymës për 11.8%

Në tremujorin e tretë korrik-shtator, konsumi i energjisë elektrike është rrit për 11.8 përqind më shumë në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2018

Të dhënat e ASK-së tregojnë se në tre muajt korrik-shtator termocentralet prodhuan energji elektrike buto mbi 1,300 giga vat për orë.

“Gjatë tremujorit të tretë të vitit 2019 (TM3 2019) vlera e gjithëmbarshme e prodhimit të thëngjillit ishte rreth 1.84 mijë tonë. Kurse, sasia bruto e energjisë elektrike, e prodhuar në termocentrale ishte 1,338 GWh, ndërsa në hidrocentrale ishte rreth 79.2 GWh.”, thuhet në komunikatë.

Sa i përket vlerave të energjisë së importuar, respektivisht të eksportuar, ASK thotë gjatë tremujorit të tretë të vitit 2019, Kosova ka importuar 410.9 GWh energji elektrike, derisa ka eksportuar 437.1 GWh energji elektrike.

ASK tregon se konsumi i energjisë elektrike u rrit për 11.8 përqind

“Ndërkaq, sasia e energjisë elektrike për konsum në TM3 2019 ishte 1 034.7 GWh energji elektrike. Në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM3 2018), sasia e energjisë elektrike e konsumuar është rritur për 11.80%.”

Këto të dhëna u bën të ditura nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikoi raportin “Bilancin i Energjisë” për TM3 2019.